back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuSportiShqipëria “rikthehet” në podiumin europian të peshëngritjes, Ertjan Kofsha fiton tre medalje

Shqipëria “rikthehet” në podiumin europian të peshëngritjes, Ertjan Kofsha fiton tre medalje

Shqipëria ka arritur suksesin e radhës në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Poloni duke fituar tre medalje nga sportisti Ertjan Kofsha.

1 medalje të artë me 162 kg në shkëputje dhe dy medalje të argjendta në stilin e shtytjes me 192 kg dhe 354 kg në total në dygarësh.

Ky është një moment i rëndësishëm për peshëngritjen shqiptare dhe duket se shenjat e kërkuara të rimëkëmbjes, pasi sportistët tanë po tregojnë përformancë të shkëlqyer në garat ndërkombëtare duke ngritur sërish flamurin kuqezi nga sportistët e peshëngritjes pas dështimit në Olimpiadën e Parisit.

Medaljet e fituara janë një arritje e rëndësishme për Shqipërinë dhe një nxitje për zhvillimin e mëtejshëm të peshëngritjes në nivel ndërkombëtar duke treguar vazhdimësinë e këtij sporti në nivele të larta ashtu si kanë bërë në këto 15 vite Erkandf Qerimaj dhe Briken Çalja./TCH

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat