back to top
13.5 C
Tirana
E shtunë, 3 Maj, 2025
spot_img
KreuAktualitetShqipëria rritet në indeksin e Lirisë së Shtypit/ Ndërhyrjet politike në media...

Shqipëria rritet në indeksin e Lirisë së Shtypit/ Ndërhyrjet politike në media ende mbeten

Shqipëria ka parë një rritje në indeksin e Lirisë së Shtypit nga organizata Reporterët pa Kufij, e cila këtë vit i ka dhënë 58.18 pikë vendit, duke e radhitur të 80-in në botë për nga liria e shprehjes.

Megjithatë, raporti thekson se ka ende probleme me ndërhyrjet e biznesit dhe ato politike në mediat shqiptare, teksa gazetarët përshkruhen si të rrezikuar dhe të shantazhuar nga krimi i organizuar dhe politika.

Lajmi i mirë megjithatë është që në bazë të indeksit, në Shqipëri, nuk ka pasur asnjë gazetar të vrarë, apo të burgosur.

Ndër vendet e rajonit, Shqipëria radhitet e treta, ku lihet pas vetëm nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Ndërsa lë pas edhe një vend të Bashkimit Evropian, siç është Greqia.

Kosova dhe Serbia janë dy vendet e radhitura më keq në rajon, përkatësisht e 99-a dhe e 96-a.

Duke iu referuar ndikuesve më të mëdhenj në të cilët raporti bazohet, Shqipëria siguron pikavarazh të lartë në aspekte si ai i sigurisë, apo indikatori legjislativ dhe ai social.

Por shënon pikavarazh të ulët në elementë si indikatori politik dhe ai ekonomik, duke përligjur kështu edhe raportin se ndërhyrja nga politika dhe bizneset është e pranishme në punën e përditshme të mediave.

Pavarësisht kësaj, duhet marrë parasysh fakti se Shqipëria radhitet 19 vende më mirë se në indeksin global të vitit 2024, kur e shihte veten e 99-a dhe ndër më të ulëtat në rajon dhe gjithë Evropën.

Sa i takon indeksit global, Norvegjia është ajo e cila mban primatin, duke u radhitur e para, me Estoninë e dyta, Holandën e treta, Suedinë e katërta dhe Finlandën e pesta.

Bie në sy ndërkohë një rënie e lehtë e SHBA-ve, nga vendi i 55-ë në atë të 57-ë, apo i Italisë, nga vendi i 46-ë në atë të 49-ë.

Vendi i fundit në renditje ndërkaq është Eritrea. Teksa Kina dhe Koreja e Veriut, janë dy të tjerat që mbyllin podiumin më negativ.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat