back to top
8.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetShqipëria turistike në mediat indiane, “Economic Times”: Vendi ideal për të vizituar...

Shqipëria turistike në mediat indiane, “Economic Times”: Vendi ideal për të vizituar në 2025

Mediat indiane e vendosin Shqipërinë mes vendeve më ideale të Europës për tu vizituar në 2025. Revista “The Economic Times” e përfshin vendin tonë në listën e përvojave të paharrueshme për pushime në vitin 2025, e mbi të gjitha të përshtashme me buxhetet e udhëtimeve.

Ja përshkrimi që u bën mundësive dhe destinacioneve turistike të vendit tonë “The Economic Times”:

Shqipëria

Shqipëria, e vendosur në Gadishullin Ballkanik, është një perlë në zhvillim në Evropë.

I njohur për bregdetin e tij mahnitës, historinë e pasur dhe peizazhet e pacënuara – ky vend ofron një ndërthurje të aventurës, relaksit dhe eksplorimit kulturor.

Cilat vende duhet të vizitoni:

1. Tirana

Kryeqyteti shqiptar, njihet për arkitekturën e tij plot ngjyra, kafenetë e gjalla dhe atraksionet si Sheshi Skënderbej, Xhamia e Et’hem Beut dhe muzetë Bunk’Art që shfaqin të kaluarën komuniste të vendit.

2. Berati

Qyteti i një mbi një dritareve, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s – Berati është i famshëm për arkitekturën e epokës osmane, Kalanë në majë të kodrës dhe pamjet mahnitëse.

3. Gjirokastra

Një tjetër vend i UNESCO-s, ky “Qytet i Gurtë” njihet për rrugët e tij me kalldrëm, Kalanë historike dhe shtëpitë tradicionale.

4. Riviera Shqiptare

Një shtrirje plazhesh të pacenuara si Ksamili, Himara dhe Dhërmiu përgjatë detit Jon, ideale për banjo dielli, për të notuar dhe për të eksploruar.

5. Syri i Kaltër

Një burim natyror mahnitës me ujëra të pastra bruz, i rrethuar me gjelbërim të harlisur.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë

Pranvera (prill-qershor) ofron një mot të butë, peizazhe të lulëzuara dhe më pak turistë. Kjo është periudha perfekte për ecje dhe shëtitje.

Vera (korrik-shtator), eshte stina më e mirë për të shijuar plazhet përgjatë Rivierës Shqiptare, megjithëse vendi mund të jetë i mbushur me vizitorë.

Vjeshta (tetor-nëntor) ofron temperatura më të ftohta dhe në Shqipëri ka më pak vizitorë, ideale për eksplorim kulturor.

Dimri (dhjetor-mars), mbetet sezoni i shkëlqyer për të eksploruar qytete si, Tirana dhe për të përjetuar malet e mbuluara me borë, megjithëse disa zona bregdetare mund të jenë të qeta.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat