back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetShqiptarët investojnë për të ardhmen/ Depozitat mbi 2 vite dominojnë tregun

Shqiptarët investojnë për të ardhmen/ Depozitat mbi 2 vite dominojnë tregun

Shumica e shqiptarëve po zgjedhin të ruajnë kursimet e tyre në banka për periudha afatgjata, duke sinjalizuar një sjellje më të kujdesshme financiare dhe besim më të lartë në sistemin bankar. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, depozitat me afat mbi 2 vite janë kthyer në formën më të preferuar të kursimeve, me një vlerë që ka arritur në 176 miliardë lekë.

Në vend të dytë renditen depozitat me afat njëvjeçar, të cilat përllogariten në 124 miliardë lekë, ndërsa depozitat me afat deri në 2 vite kapin vlerën e 46 miliardë lekëve. Kjo tendencë vjen si pasojë e normave më të larta të interesit që ofrohen për kursimet afatgjata, por edhe për arsye sigurie apo planet për të ardhmen, si blerje shtëpie, investime në arsim apo shëndetësi.

Në muajin qershor, depozitat me afat 2-vjeçar regjistruan edhe rritjen më të madhe mujore me 1.4%, krahasuar me majin. Po ashtu, depozitat pa afat pësuan rritje me 0.9%, ndërsa ato me afat 6 muaj dhe mbi 2 vite u rritën me nga 0.3%.

Ndërkohë, formate më fleksibël të kursimeve, si depozitat 1-mujore dhe 3-mujore, rezultojnë më pak tërheqëse për qytetarët. Këto depozita kanë pësuar rënie përkatësisht me 3% dhe 0.3% gjatë muajit qershor.

Këto zhvillime tregojnë një orientim të qartë drejt stabilitetit financiar nga ana e qytetarëve, që preferojnë fitim të sigurt në kohë, përkundër fleksibilitetit afatshkurtër.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat