back to top
13.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaShtrenjtim i ri i karburanteve/ Rriten çmimet brenda natës

Shtrenjtim i ri i karburanteve/ Rriten çmimet brenda natës

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të shtunë, duke reflektuar ndryshimet e fundit në treg.

Sipas vendimit të ri, çmimi i naftës është rritur nga 203 lekë në 218 lekë për litër, ndërsa benzina nga 175 lekë ka arritur në 181 lekë për litër.

Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se:

Çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit (standardit SSH EN 590) do të jetë jo më shumë se 218 lekë/litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë jo më shumë se 181 lekë/litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi më 28 mars 2026, në orën 22:30 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku priten të reflektohen ndryshime të tjera të mundshme në varësi të tregut.

Autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve të tregtimit të karburanteve të zbatojnë vendimin, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të ndërmerren masa ndëshkuese, përfshirë pezullimin e aktivitetit.

Ndërkohë, institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, theksojnë se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat