back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetShtrenjtohen ushqimet dhe energjia/ Inflacioni në korrik prek 2.5%

Shtrenjtohen ushqimet dhe energjia/ Inflacioni në korrik prek 2.5%

Çmimet në Shqipëri kanë shënuar një rritje të lehtë gjatë muajit korrik 2025, me inflacionin që arriti në 2.5%, nga 2.1% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, ky është niveli më i lartë i inflacionit që prej shkurtit 2024.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se rritja vjetore e çmimeve në korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, si dhe nga “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”.

Nga analiza krahasimore me korrikun 2024, rritja më e madhe këtë vit është regjistruar në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 7.7%, pasuar nga “Pijet alkoolike dhe duhan” me 3.4%. Po ashtu, rritje kanë shënuar edhe grupet e tjera si qiratë, energjia dhe mobilimi i shtëpive.

Ekspertët vërejnë se ndonëse inflacioni mbetet brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë, ritmi i rritjes në korrik tregon një presion të lehtë mbi çmimet, veçanërisht në produktet e konsumit të përditshëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat