back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaShtyhet gjyqi për Ilir Beqajn pas 8 orësh seancë maratonë/ Kërkesa e...

Shtyhet gjyqi për Ilir Beqajn pas 8 orësh seancë maratonë/ Kërkesa e ish-ministri në gjykatë

Pas më shumë se 8 orë seancë maratonë, është shtyrë gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj.

Seanca e radhës do të mbahet më 12 dhjetor, ndërsa mësohet se avokatët mbrojtës të ish-ministrit kanë kërkuar pushim të çështjes ose kthim pas të hetimeve.

Ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua në muajin korrik nën akuzën për korrupsion, fshehje pasurie, mashtrim dhe shkelje e barazisë në tendera, bashkë me Ermal Kurtulaj si dhe 5 të tjerë.

Në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm i SASPAK, SPAK dyshon se ish funksionari, Beqaj bashkë me koordinatorin Ermal Kurtulaj edhe ky në burg si dhe pesë persona të tjerë abuzuan me fondet e bashkimit europian duke tjetërsuar destinacionin e tyre.

Sipas SPAK, Beqaj urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor ishte pikërisht vetë ish-ministri, përmes Restorant Gzona në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat