back to top
28.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaShtyhet pretenca për ish-kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro

Shtyhet pretenca për ish-kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro

Seanca për dhënien e pretencës ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, është shtyrë për në datën 2 korrik në orën 08:30.

Prokurori Elvin Gokaj njoftoi se nevojitet më shumë kohë për integrimin e qëndrimeve të mbrojtjes në konkluzionet e çështjes.

Jorgo Goro akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës në bashkinë Himarë, Vasillaq Strakosha, i pandehur në të njëjtën dosje.

Çështja lidhet me kallëzimin e Fredi Belerit, që akuzon Goron për tjetërsimin në vitin 2016 të një sipërfaqeje prej 4,263 metrash katrorë tokë, e cila iu kalua Arqile Bollanos, pasues në krye të Bashkisë Himarë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat