back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Si dole më e votuara e burgut?”/ Sara Mila "gozhdon" Besart Xhaferrin

“Si dole më e votuara e burgut?”/ Sara Mila “gozhdon” Besart Xhaferrin

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mila, iu është përgjigjur me ironi kolegëve të opozitës gjatë një seance parlamentare, pas kërkesave të tyre për të mbajtur një seancë “normale”.

Deputetja e qarkut të Elbasanit tha se Parlamenti është gjithmonë në funksionim normal dhe se opozita thjesht e “shkatërron” këtë mundësi:

“Për çfarë normaliteti po flisni se mua më duket krejt normale kjo gjë? Këta flasin, ofendojnë, akuzojnë, dhe të njëjtën gjë kanë bërë edhe në seancën për programin. Ne ishim përgatitur, por këta na e shkatërruan këtë mundësi”, u shpreh Sara Mila.

Më tej, deputetja iu përgjigj edhe deputetit të ri të PD, Besart Xhaferri, i cili e pyeti me ironi se si kishte dalë “më e votuara nga votat e të burgosurve”.

Sara Mila iu përgjigj duke shprehur habi dhe zhgënjim:

“Jam pak e çuditur por edhe pak e zhgënjyer nga Besarti se mendova se do sillte standard tjetër. Ai është listëmbyllur dhe nuk i di ethet e garës, e ke marrë falas karrigen. Kam vetëm një këshillë, mos merr leksione nga Noka dhe Bardhi, se e para s’di ta bësh, dhe e dyta mirë është mos ta bësh.”

Ironia dhe përgjigjet e saj të drejtpërdrejta u pritën me vëmendje nga kolegët në sallë, duke nxjerrë në pah tensionet mes maxhorancës dhe opozitës në seancat e fundit parlamentare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat