Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është përfshirë në një hetim të SPAK lidhur me abuzime me tendera dhe punësime të paligjshme.
Në dosjen hetimore janë zbuluar komunikime të tij me administratoren e kompanisë “A & E Engineering”, Entela Çano, për manipulimin e tenderave dhe falsifikimin e projekteve infrastrukturore.
Në këto komunikime, Isai i kërkon Çanos të reduktojë parametrat e tenderëve për të mundësuar përfitime të paligjshme.
Gjithashtu, ai i kërkon që të sigurojë lista me emrat e fshatarëve për të justifikuar punësime të paligjshme.
Në një tjetër komunikim, Isai i kërkon Çanos të falsifikojë dokumente për të mbështetur tenderat e manipuluar. Këto veprime janë të kundërligjshme dhe përbëjnë shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
SPAK ka marrë në procedim edhe 7 persona të tjerë, përfshirë administratorët e shoqërive të përfshira në projektet për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë. Hetimet kanë nxjerrë në pah se shumica e procedurave të tenderëve të shpallur nga Bashkia Kolonjë kanë qenë të parapara dhe të paracaktuar, duke çuar në përfitime të paligjshme dhe shpërdorim të fondeve publike.
Kryebashkiaku Isai është marrë i pandehur nga SPAK për akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe shkeljes së ligjit për tenderat. Hetimet janë ende në zhvillim e sipër dhe priten veprime të mëtejshme nga ana e autoriteteve hetimore.
Përgjimet e SPAK-ut
Në orën 10:05, shtetasi Erion Isai i dërgon mesazh Entela Çanos:
“Mirmëngjes, shifi pak këto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuj Enteles. Vetëm rrjeti jashtëm deri depo fi 250 në 20 bar është 18,755 ml X 6,793 lekë = 127,402,715 pa TVSH, kurse pesari fi 200 me gjatësi 1,880 X 4,747 lekë = 8,924,360 lekë.”
Në orën 10:06, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Mirmëngjes, ok. Mi dërgo. Ok, të njëjtën gjë po bëjmë edhe ne, reduktim parametrash.”
Në orën 10:08, Erion Isai i dërgon mesazh:
“Sa më shpejt s plis…”
Në orën 10:09, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Ok… pa merak… Pa problem.”
Në orën 14:57, Erion Isai i përcjell mesazhin:
“Me duhet lista me emrat e fshatarëve dhe vendet për çdo fshat, vëlla. Një zjarr të lutësh…”
Në orën 15:01, Erion Isai i dërgon mesazh:
“Ju vëll…!”
Në orën 21:22, Erion Isai i shkruan përsëri Entela Çanos:
“Të ndonjë fshati? Të ndonjë fshati?”
Në orën 21:24, Erion Isai i dërgon mesazh:
“330 është max.”
Në orën 21:25, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Shqyr…?”
Në orën 21:28, Erion Isai i dërgon mesazh:
“Pls… zjarr… Se nesër duhet me i printu t’i vulos këtu te Unë të premte mëngjes herët. Duhen dorëzuar.”
Në orën 21:29, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Do bëj më të mirën e mundshme… mendoj që do t’i jem korrekte… por jam sforcuar shumë për të kapur vlerën.”
Në orën 21:29, Erion Isai i dërgon mesazh:
“Ishte teeepeeeeee e lartë.”
Në orën 21:30, Entela Çano i dërgon mesazh:
“Me 5 asprë tha ai do verë të mirë, miku… shprehje gjermane.”