Drejtuesi i Grupit Parlamentar të PD-së, njëherazi edhe drejtuesi politik i Qarkut Fier, Gazment Bardhi, ka denoncuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku, se ka grabitur 5 milionë euro me vetëm një firmë.
Sipas Bardhit, vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro.
Postimi i plotë:
Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen/vidhen në mënyrën më skandaloze të mundshme. Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro! Çfarë duhet të ndodh më shumë që të mbahet përgjegjësi përpara ligjit për një abuzim?!