back to top
13.5 C
Tirana
E shtunë, 29 Mars, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëSignal është aplikacioni i preferuar i aleatëve të Trump por edhe kundërshtarëve...

Signal është aplikacioni i preferuar i aleatëve të Trump por edhe kundërshtarëve të tij

Ekipi i Elon Musk po punon për të goditur burokracinë federale dhe protestuesit që po përpiqen ta ndalojnë atë kanë diçka të përbashkët. Përdorin Signal për të mbajtur komunikimet e tyre të sigurta.

Signal, një aplikacion komunikimi me tekst dhe audio lançuar një dekadë më parë, shihet si standardi i artë i komunikimeve të enkriptuara sipas ekspertëve të sigurisë mobile.

Është adoptuar gjerësisht jo vetëm nga kritikët e qeverive, por edhe nga zyrtarë, ligjvënës, gjeneralë e drejtues korporatash.

Edhe përpara se aplikacioni të bëhej një pikë debati kur zyrtarë të lartë të Trump gabimisht vendosën një gazetar në diskutimet e tyre për sulmet në Jemen, Signal po fitonte popullaritet në Uashington.

Të dhënat nga Sensor Tower, një firmë analitike, tregojnë se shkarkimet e Signal në tre muajt e parë të 2025 janë rritur me 16 përqind krahasuar me tre mujorin paraardhës dhe 25 përqind krahasuar me tre muajt e parë të 2024.

Në Uashington është e vështirë të gjendet një i ngarkuar me detyra shtetërore që nuk përdor aplikacionin i cili operohet nga Fondacioni Signal. Një analizë e Associated Press zbuloi se Signal përdoret nga 1,100 zyrtarë shtetërore në 50 shtetet Amerikane.

Departamenti i Efikasitetit Qeveritar të Elon Musk koordinon punën përmes Signal sipas raportimeve të New York Times dhe Wall Street Journal. Vetë Musk e ka përdorur aplikacionin gjatë blerjes së rrjetit social Twitter në 2022 dhe së fundi e përdori për të komunikuar me nënën e një prej fëmijëve të tij, personalitetin e media Ashley St. Clair.

Disa qeveri zyrtarisht kanë dhënë bekimin e tyre për përdorimin e Signal. Në 2020, Komisioni Europian i tha stafit të përdorë Signal. Senati Amerikan ka aprovuar përdorimin e tij.

Madje edhe trafikantët e përdorin Signal ndërsa proteusit e shfrytëzojnë për të koordinuar veprimet e tyre. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat