Platforma e komunikimit të enkriptuar Signal po prezanton një veçori të quajtur Screen Security në aplikacionin e saj për Windows.
Në thelb, kjo veçori parandalon kompjuterin tuaj të filmojë apo bëjë Screenshot të mesazheve tuaja ndërsa aplikacioni është i hapur, por Signal përmendi drejtpërdrejt veçorinë Recall në Windows 11 në njoftimin e saj si arsyen për futjen e këtij opsioni, transmeton Telegrafi.
Kjo është arsyeja pse, për shembull, një film që transmetohet nga Netflix shfaqet si një drejtkëndësh i zi në pamjet e ekranit. Siguria e ekranit do të jetë aktive si parazgjedhje, por mund të çaktivizohet lehtësisht në rastet kur përdoruesi ka nevojë për qasje në aplikacion, si kur përdor një lexues ekrani.
“Shpresojmë që ekipet e inteligjencës artificiale që zhvillojnë veçori si Recall, do t’i shqyrtojnë implikimet e tyre më me kujdes në të ardhmen”, tha Signal në një deklaratë.
Aplikacionet si Signal nuk duhet të përdorin ‘një truk të çuditshëm’ për të ruajtur privatësinë dhe integritetin e shërbimeve të tyre, pa mjetet e duhura të zhvilluesve.
Funksioni i Rikujtimit në Windows 11 ka kaluar nëpër një zhvillim sfidues dhe të vonuar vazhdimisht. Ndërkohë që ky mjet, i mundësuar nga inteligjenca artificiale, ka potencialin të përmirësojë produktivitetin e përdoruesit duke regjistruar gjithçka që shfaqet në ekranin e një kompjuteri, ai ka ngritur shqetësime të shumta për privatësinë dhe sigurinë.
Edhe pse Microsoft ka filluar ta shpërndajë funksionin Recall në pajisjet PC Copilot+, shumë njerëz ende besojnë se kjo veçori nuk është gati për përdorim të gjerë.