back to top
2.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaSigurimet për bujqit dhe blegtorët/ Sa paguhet në zonat fushore e malore

Sigurimet për bujqit dhe blegtorët/ Sa paguhet në zonat fushore e malore

Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) ka rikujtuar kushtet dhe procedurat që duhet të ndjekin personat e vetëpunësuar në sektorin bujqësor dhe blegtoral për të përfituar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Sipas ISSH-së, çdo person që dëshiron të regjistrohet si i vetëpunësuar në bujqësi duhet të ketë mbushur moshën 16 vjeç, të jetë i aftë për punë dhe të mos jetë i siguruar në sektorë të tjerë përmes marrëdhënies së punës.

Një kusht i domosdoshëm lidhet me pronësinë ose përdorimin e tokës bujqësore. Personat duhet të kenë tokë të përfituar sipas ligjit nr. 7501, të blerë ose ta kenë marrë në përdorim nëpërmjet akti noterial, dhe të ushtrojnë aktivitet bujqësor ose blegtoral në këtë pronë. Po ashtu, të banojnë në të njëjtin nënqark ku ndodhet toka ose, në rast të tokës në nënqark fqinj, të jetojnë në fshat dhe të zhvillojnë aktivitet bujqësor ose blegtoral.

Pagesa e kontributeve është e detyrueshme dhe tremujore. Në zonat fushore, sigurimi shoqëror është 9.600 lekë dhe ai shëndetësor 942 lekë, ndërsa në zonat malore pagesa për sigurimin shoqëror është 7.350 lekë dhe shëndetësor mbetet 942 lekë. Kontributet mbulojnë pensionin, përfitimet nga barrëlindja dhe sigurimin shëndetësor.

Një lehtësim i rëndësishëm është mundësia e sigurimit për periudha të kaluara, që u jep fermerëve mundësinë të plotësojnë periudhat e mungesës dhe të sigurojnë një pension më të plotë në të ardhmen.

Zonat fushore përfshijnë: Berat, Kuçovë, Durrës, Krujë, Elbasan, Peqin, Fier, Lushnjë, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Korçë, Pogradec, Devoll, Lezhë, Laç, Shkodër, Tiranë, Kavajë, Vlorë, Sarandë dhe Delvinë.
Zonat malore përfshijnë: Skrapar, Peshkopi, Mat, Bulqizë, Gramsh, Librazhd, Tepelenë, Kolonjë, Kukës, Has, Tropojë, Mirditë, Pukë dhe Malësi e Madhe.

ISSH nënvizon se ky mekanizëm është një nga instrumentet më të rëndësishëm për rritjen e mbulimit të skemës së sigurimeve shoqërore dhe garantimin e të drejtave sociale për banorët e fshatrave që jetojnë nga bujqësia dhe blegtoria.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat