Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka publikuar listën me 25 lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e tetorit: ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Serbisë dhe miqësoren kundër Jordanisë.
Risia e këtij grumbullimi është Klisman Cake, qendërmbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës, i cili pas paraqitjeve të mira në Conference League dhe eksperiencës me Kombëtaren U-21, merr për herë të parë ftesën nga ekipi A.
Lista e plotë:
Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani
Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku
Grumbullimi nis të hënën, më 6 tetor, në Tiranë.
Shqipëri – Serbi, 11 tetor, ora 20:45, “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac.
Shqipëri – Jordani, 14 tetor, ora 19:00, “Air Albania”.
Biletat për ndeshjen miqësore me Jordaninë janë në shitje online dhe pranë pikave fizike të stadiumit “Air Albania”.