back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetSituata përshkallëzohet para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës

Situata përshkallëzohet para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës

Tensionet para Parlamentit janë përshkallëzuar këtë të martë gjatë protestës së Partisë Demokratike.

Protestuesit hodhën bomba molotov dhe fishekzjarrë drejt forcave të rendit, të cilat u përgjigjën me gaz lotsjellës për të menaxhuar situatën.

Për të shpërndarë turmën, policia ka përdorur gjithashtu dy autobotë me ujë, ndërsa situata mbetet e tensionuar dhe e ndjeshme, me kordonë sigurie dhe barrierat fizike aktive.

Autoritetet bëjnë thirrje për qetësi dhe respektim të rregullave të sigurisë, ndërsa situata monitorohet nga afër për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat