Situata e krijuar nga shfaqja e një vatre zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve tek inceneratori i Elbasanit që prej orës 05.00 të kësaj të shtune është cilësuar kritike për shkak të përmasave të mëdha të tij.
20 efektivë dhe 5 mjete të zjarrfikëses së Elbasanit po përpiqen të izolojnë vatrën, ndërsa në ndihmë janë nisur edhe zjarrfikëse të bashkisë, shkruan BW.
Ndërkohë burime jo zyrtare bënë me dije se vatra të tilla zjarri do të ketë gjithmonë pasi në thellësi të masivit gjigant të mbetjeve të grumbulluara në Landfillin e Elbasanit ka sasi vajrash e lëndësh djegëse që përbëjnë rrezik në çdo kohë për shfaqje vatrash zjarri.