back to top
31.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“S’jam unë ai që pretendoni në Sky”/ GJKKO lë në burg Kreshnik...

“S’jam unë ai që pretendoni në Sky”/ GJKKO lë në burg Kreshnik Farrukun

GJKKO i komunikon masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Kreshnik Farrukut (Budlla) si dhe Julian Kollçakut e Maksim Ndocit, të tre anëtarë të një organizate kriminale që akuzohet se furnizonte Italinë me kokainë nga Ekuadori.

Në fjalën e tij para togave të zeza, Farruku ka deklaruar se nuk është ai personi që organet e akuzës pretendojnë në lidhje me përgjimet e dala nga platforma e SKY ECC.

“Nuk jam unë ai që pretendoni në SKY ECC, nuk kam lidhje me ato dy pinë,” ka thënë ai gjatë seancës.

Kreshnik Farruku u vetëdorëzua në Policinë e Durrësit javën e parë të janarit, por Gjykata e Durrësit vendosi ta lirojë atë me masën e siguris të “arrestit në shtëpi.”

Ndërkohë, pas një operacioni të koordinuar, RENEA e arrestoi Kreshnik Farrukun në Durrës të shtunën në mbrëmje për llogari të SPAK-ut.

SPAK tha se ka gjetur prova të reja për grupin kriminal për të cilin ka regjistruar procedim penal. Kollçaku e Ndoci u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar në bazë të një urdhri ndërkomnëtar të lëshuar nga drejtësia italiane, ndërsa këtë të hënë u njohën me një masë të dytë

Kreshnik Budlla (Farruku) dhe vëllai i tij, Erneo Farruku, akuzohen për përfshirjen në një klan kriminal të trafikut të lëndëve narkotike jashtë territorit shqiptar. Ata janë ndaluar për qëllimin e ekstradimit drejt Italisë, lidhur me aktivitetet kriminale që kanë zhvilluar në kuadër të një organizate të strukturuar ndërkombëtare që ata drejtojnë. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat