back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetSkadon sot afati për lirimin e rrugëve: Kush rrezikon penalizime?

Skadon sot afati për lirimin e rrugëve: Kush rrezikon penalizime?

Nga sot hyn në fuqi afati përfundimtar i vendosur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë akseve rrugore kombëtare.

Ministrja Belinda Balluku ka paralajmëruar se subjektet që nuk kanë zbatuar urdhrin e largimit vullnetar do të përballen me masa penalizuese, përfshirë ndërhyrje të drejtpërdrejta në terren dhe ndëshkime administrative.

“Reforma për rikthimin e ligjshmërisë në territor nuk do të ndalet. Do të veprojmë njësoj në të gjithë vendin, nga veriu në jug, për të pastruar çdo hapësirë të zaptuar në mënyrë të paligjshme”, deklaroi Balluku një ditë më parë, duke vënë theks të veçantë te varrezat e automjeteve që ndodhen më pak se një kilometër nga rruga, në kundërshtim me aktin normativ të vitit 2011.

Aksioni i paralajmëruar përfshin largimin e çdo objekti, aktiviteti ekonomik apo strukture që ndodhet brenda perimetrit të mbrojtjes rrugore, duke rrezikuar sigurinë dhe estetikën publike.

Edhe Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar se pas datës 31 korrik nuk do të ketë më tolerime. “Kush nuk ka zbatuar ligjin, do të përballet me penalizime. Thirrja jonë për lirimin vullnetar të territorit ka qenë e qartë”, ka deklaruar ai në një postim publik.

Fushata për rikthimin e hapësirave publike vjen në një kohë kur problematika e zaptimit të rrugëve, trotuareve dhe zonave përreth akseve kryesore është kthyer në shqetësim të vazhdueshëm, sidomos në zonat urbane dhe hyrje-daljet kryesore të qyteteve.

Autoritetet kanë paralajmëruar ndërhyrje të menjëhershme në disa pika kritike, ndërkohë që Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit janë vënë në gadishmëri për të mbështetur zbatimin e planit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat