back to top
35.5 C
Tirana
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetSkandal çarterësh?/ Berisha: Abuzim ekstrem, kërkojmë hetim për baulet diplomatike të Ramës

Skandal çarterësh?/ Berisha: Abuzim ekstrem, kërkojmë hetim për baulet diplomatike të Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar publikisht zëdhënësin e qeverisë, Endri Fuga, për një tjetër rast të keqpërdorimit të fondeve publike, duke deklaruar se janë shpenzuar 36 mijë euro për një avion çarter të vënë në dispozicion të kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij, Linda Rama.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se udhëtimi me avion privat është bërë në kushtet kur “18% e fëmijëve shqiptarë nuk kanë tre vakte ushqim në ditë”, duke e cilësuar si “abuzim ekstrem me pushtetin”.

“Me Holandën e Belgjikën ka disa linja të lira çdo ditë, mund të udhëtonin me 40 apo 50 euro për person. Por jo, Ramaduro me zonjën zgjodhën çarterin”, – tha ai, duke shtuar se kjo sjellje “mbrohet nga Altin Troplini”, të cilin e akuzon për fshehje të përgjegjësisë.

Berisha theksoi se samiti i NATO-s ishte i paralajmëruar muaj më parë dhe kishte kohë për të prenotuar biletat. Ai risolli në vëmendje edhe një deklaratë të mëparshme të kryeministrit Rama, ku justifikonte përdorimin e çarterëve si më ekonomikë se biletat e zakonshme, duke e cilësuar atë si “mashtrim të pastër”.

Më tej, ai ngriti akuza të forta, duke aluduar për përdorim të avionëve çarter për qëllime të dyshimta dhe të paligjshme:

“Ka burime që thonë se valixhet diplomatike të Edi Ramës janë më të shumta dhe më të mëdha sesa të gjithë qeverive të Europës së bashku. Madje ka zëra që me çarterët kanë udhëtuar edhe persona të rrezikshëm.”

Ish-kryeministri deklaroi se opozita ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për këtë çështje, por kërkesa është refuzuar nga maxhoranca. Ai njoftoi se do të kërkojnë sërish ngritjen e këtij komisioni dhe mbështetje ndërkombëtare për të hetuar transportet me avion çarter dhe përmbajtjen e të ashtuquajturave “valixhe diplomatike”.

“Nuk mund të them çfarë konkretisht përmbajnë ato baulë, por informacionet i kam shumë të qarta. Dyshimet për trafik të paligjshëm janë serioze”, – deklaroi Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat