back to top
21.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSkandal me tenderat/ Kreu i prokurorimeve në bankën e të akuzuarve

Skandal me tenderat/ Kreu i prokurorimeve në bankën e të akuzuarve

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet zyrtare ndaj Jonaid Myzyrit, kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), për dyshimet e shkeljes së barazisë në tendera, një vepër penale që dyshohet se është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se Myzyri do të paraqitet ditën e hënë në ambientet e prokurorisë, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, për t’u marrë në pyetje si i pandehur në lidhje me akuzat.

Hetimet kanë nxjerrë dyshime se gjatë ushtrimit të detyrës, Myzyri ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në procedurat e prokurimit publik, duke cenuar parimet e barazisë dhe konkurrencës së ndershme në tendera.

SPAK pritet të vijojë fazat e mëtejshme të hetimit për të zbardhur plotësisht skandalin e dyshuar me fondet publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat