back to top
6.5 C
Tirana
E martë, 23 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSkandal në Policinë e Gjirokastrës/ Dy efektivë nën hetim për ngacmim seksual,...

Skandal në Policinë e Gjirokastrës/ Dy efektivë nën hetim për ngacmim seksual, shantazh me video

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka lëshuar katër urdhra ndalimi për një skandal të rëndë që përfshin shantazh dhe ngacmim seksual ndaj një të miture. Mes të ndaluarve janë edhe dy punonjës policie.

Të dyshuarit I.P., 26 vjeç dhe K.P. (alias E.P.), 46 vjeç, akuzohen për veprën penale “Shtrëngimi me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”. Hetimet kanë zbuluar se ata kanë ushtruar presion ndaj një shtetaseje të mitur, duke e detyruar të realizonte një video intime me një punonjës policie, A.A..

Më pas, këta shtetas kanë përdorur videon për të shantazhuar policin, duke i kërkuar 12 mijë euro për të mos e publikuar në një emision investigativ.

Ndërkohë, punonjësi i policisë A.A. dhe një tjetër efektiv, P.B., janë nën hetim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pas dyshimeve për raste të përsëritura ndaj të miturave.

Ngjarja u zbulua më 17 shtator 2025, pasi një media lokale bëri publike një video ku një efektiv policie shfaqej në bisedë me një të mitur, duke kryer veprime me natyrë seksuale. Pas publikimit, nën drejtimin e Prokurorisë u ngrit një grup hetimor me dy prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore, të cilët identifikuan brenda pak orësh të gjithë personat e përfshirë.

Deri më tani, policia ka ekzekutuar tre nga katër urdhrat e ndalimit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Prokuroria e Gjirokastrës ka theksuar se do të trajtojë me përparësi çdo rast që lidhet me krime seksuale ndaj të miturve dhe shantazhin kriminal, duke paralajmëruar se hetimet do të shtrihen edhe më tej.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka lëshuar katër urdhra ndalimi për shtetasit I.P. 26-vjeç dhe K.P. alias E.P. 46-vjeç nën hetim për veprën p;enale “Shtrëngimi me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b dhe 25 të Kodit Penal dhe për shtetasit A.A. dhe P.B. të dy punonjës policie, persona nën hetim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 17.09.2025, ka marrë dijeni nga ana e punonjësve të policisë AMP Drejtoria Vlorë – Gjirokastër dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, se një media lokale dispononte një material video ku dallohej një punonjës policie gjatë një bisede me një shtetase të mitur, gjatë së cilës kryente veprime me natyre seksuale.

Nën drejtimin e Prokurorisë është krijuar menjëherë grupi hetimor i përbërë nga dy prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore të seksionit të prokurorisë, oficerë të AMP-së dhe oficerë të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, nga ana e së cilëve është bërë e mundur brenda disa orësh zbardhja e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimi i gjithë personave të dyshuar.

Gjatë veprimeve hetimore paraprake, ka rezultuar se shtetasit I.P., 26 vjeç dhe K.P. alias E.P. 46 vjeç, në bashkëpunim midis tyre, kanë ushtruar presion ndaj një shtetaseje të mitur, duke e kërcënuar këtë shtetase dhe detyruar të zhvillonte një video regjistrim në muajin Gusht 2025, me shtetasin A.A. punonjës policie, ku shfaqej ky shtetas në momente intime.

Këta dy shtetas në vijim, duke përdorur dhe shtetasen e mitur, kanë kanosur punonjësin e policisë, për publikimin e videos në një emision investigativ dhe i kanë kërkuar këtij shtetasi një shumë prej 12 000 Euro për mospublikimin e videos. Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore u konstatua dhe një rast tjetër ngacmimi seksual ndaj një shtetaseje të mitur, me të dyshuar një tjetër punonjës policie.

Për sa më sipër, sot më datë 18.09.2025, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër janë lëshuar katër urdhra ndalimi për shtetasit I.P., 26 vjeç dhe K.P., alias E.P, 46, persona nën hetim për veprën penale “Shtrëngimi me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b dhe 25 të Kodit Penal dhe për shtetasit A.A. dhe P.B. të dy punonjës policie, persona nën hetim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal. Nga ana e Policisë janë ekzekutuar deri më tani tre urdhra ndalimi.

Nga ana e Policisë janë ekzekutuar deri më tani tre urdhra ndalimi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat