back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSkandali 5 milionë euro/ Berisha: Sot Dumani ka shkuar në banesën e...

Skandali 5 milionë euro/ Berisha: Sot Dumani ka shkuar në banesën e Kreshnik Farrukut

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të forta lidhur me skandalin e pretenduar të 5 milionë eurove, duke akuzuar institucionet e drejtësisë dhe duke komentuar veprimet e Prokurorisë së përfshirë në hetime.

Berisha tha se sot Dumani ka shkuar në banesën e Kreshnik Farrukut, një person të përfshirë në hetime: “Një person i kërkuar, kam 4 ditë që po e bëj…. Pse po e bëj? Është nga prokuroria burimi, që tani dini këtu… Merr dosjen dhe e mbyll, vetë zot dhe vetë shkop ai”.

Berisha theksoi se drejtësia duhet të veprojë në përputhje me ligjin dhe se askush nuk mund të shmangë përgjegjësinë: “Po çfarë do ta gjykosh ti atë këtu? E kërkoi drejtësia italiane, le të shkojë të gjykohet atje. Nuk gjykohet një njeri dy herë për të njëjtën vepër, është parim universal ai”.

Në një deklaratë me grupin parlamentar, Berisha tha se burimi i informacionit është vetë prokuroria dhe se disa dosje të rëndësishme mund të jenë ende të pazbuluara. “U them unë ju, një ushtrinë e Lubisë, u garantoj që dosjet mund të jenë edhe 15 aty. Nuk ka ajo, nuk njihte kufij dhe asgjë ajo”, u shpreh Berisha.

Ai akuzoi bankat dhe zyrtarë të caktuar për shpërdorim masiv të fondeve publike, duke përmendur rastin e bursës së energjisë: “Merrte Banka Botërore, që e shihte abuzimin e tmerrshëm, vetëm në një verë kanë abuzuar dhe shpërdoruar 600 milionë euro. Dhe BB u thotë se duhet të bëni bursën e energjisë. U bë bursa, po ku pyeste Lubia për bursën, jo mor jo, të gjitha i bënte jashtë bursës përsëri”.

Berisha gjithashtu komentoi mbi çështjen e tunelit të Llogarasë dhe çmimet e energjisë, duke theksuar se qytetarët shqiptarë janë të dëmtuar nga këto manipulime: “Ne rrimë e flasim për tunelin e Llogarasë. Është lule tuneli me 50 milionë. Energjia është shitur me 170 euro, faktikisht është shitur edhe me 43 euro dhe është blerë nga shqiptarët me 305 euro. Me dokumente këto, me dokumente të gjitha”.

Berisha përfundoi duke garantuar se do të vazhdojë të mbrojë interesin e shqiptarëve dhe se çdo veprim i drejtësisë duhet të bëhet në mënyrë korrekte dhe transparente.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat