back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaSkandali AKSHI/ GJKKO nuk ia kthen celularët zyrtares së Policisë

Skandali AKSHI/ GJKKO nuk ia kthen celularët zyrtares së Policisë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesën e zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, për rikthimin e celularëve të sekuestruar gjatë hetimeve që lidhen me dosjen e AKSHI-t.

Pajisjet elektronike u sekuestruan gjatë kontrollit të banesës së Gjanës dhe të bashkëjetuesit të saj, Renato Hristic, ndërsa gjykata ka vlerësuar se masa e sekuestrimit ka qenë e ligjshme dhe e domosdoshme për vijimin e hetimeve.

Sipas vendimit, pajisjet do të mbeten në dispozicion të organit të akuzës, pasi konsiderohen prova të rëndësishme për zbardhjen e plotë të çështjes.

Renato Hristic ka qenë më herët shoqërues i Ergys Agasit, një emër i përfshirë në hetime të tjera të SPAK, ndërsa Ervina Gjana mban aktualisht funksionin e drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, një pozicion kyç në luftën kundër krimeve digjitale.

Hetimet për dosjen e AKSHI-t vijojnë, ndërsa SPAK po analizon të dhënat e sekuestruara për të verifikuar rolet dhe përgjegjësitë e mundshme të personave të përfshirë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat