back to top
6.5 C
Tirana
E martë, 17 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaSkandali Epstein trondit botën/ OKB paralajmëron për krime kundër njerëzimit

Skandali Epstein trondit botën/ OKB paralajmëron për krime kundër njerëzimit

Ekspertë të OKB kanë deklaruar se zbulimet e fundit lidhur me dosjen e Jeffrey Epstein mund të kategorizohen si krime kundër njerëzimit, duke theksuar seriozitetin e akteve të dyshuara.

Sipas raportimeve, miliona dokumente të publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë kanë nxjerrë në pah skandale të shumta, pasi përmbajnë prova shqetësuese për abuzime seksuale, trafikim të qenieve njerëzore dhe shfrytëzim të grave dhe vajzave.

Ekspertët e OKB-së theksojnë se këto veprime mund të konsiderohen si skllavëri seksuale, zhdukje me forcë, torturë, trajtim çnjerëzor e degradues, si dhe femicid.

Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Zyrës për të Drejtat e Njeriut, ekspertët nënvizojnë se krimet e dyshuara janë kryer në një kontekst të besimeve supremaciste, racizmit, korrupsionit, mizogjinisë ekstreme, si dhe dehumanizimit dhe komodifikimit të grave dhe vajzave nga pjesë të ndryshme të botës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat