back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaSkandali i hemodializës/ Braçe denoncon pagesa pa shërbime nga Spitali Amerikan

Skandali i hemodializës/ Braçe denoncon pagesa pa shërbime nga Spitali Amerikan

Gjatë prezantimit të raportit vjetor të vitit 2024 të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), deputetët kërkuan kryerjen e një auditimi dhjetëvjeçar për tre koncesione në shëndetësi: kontrolli bazë, hemodializa dhe sterilizimi, të cilat marrin miliona euro nga buxheti i shtetit.

Socialisti Erion Braçe sugjeroi auditimin e sasisë së shërbimeve të ofruara dhe të vlerës së pagesës së dhënë nga shteti, duke përmendur gjetjet e vitit 2023: “Kontrata koncesionare për ofrimin e hemodializës ka rezultuar me pagesa për shërbime të pakryera: 9241 raste nën projeksion dhe 1557 raste mbi projeksion, në shumën 103,527 mijë lekë. Kjo sjellje përsëritet vit pas viti. Do doja që të kishim një auditim të plotë të 10 viteve të këtyre kontratave, nga dita e parë deri në fund, që të ndihmohet edhe Ministria e Shëndetësisë në vendimet për të ardhmen e shërbimit,” u shpreh Braçe.

Kontrata e hemodializës ofrohet nga spitali amerikan i biznesmenit Klodian Allajbeu, i cili ka qenë subjekt i kritikave për veprimtarinë e tij në shëndetësi.

Shkeljet e kontratave dhe rekomandimet e KLSH

Kreu i KLSH, Arben Shehu, vuri në dukje shkeljet dhe problematikat e konstatuara në kontratat e shëndetësisë. Ai tha se shteti duhet të kryejë një analizë për rikuperimin e dëmit financiar.

“Për kontratat në shëndetësi kemi kryer veprimet, ua kemi vënë në dispozicion të Kuvendit. Shteti duhet të bëjë një analizë të detajuar për të rikuperuar dëmin brenda afateve të detyrueshme. Janë konstatuar shkelje të kritereve të financimit, mangësi në monitorim dhe vlerësimin e efekteve buxhetore afatgjata. Në disa raste është vijuar me pagesa për shërbime që nuk janë kryer ose janë kryer në sasi më të ulëta se projeksioni. Fenomene të tilla janë vërejtur në kontrata të rëndësishme, ku raportimi i shpenzimeve ka tejkaluar buxhetet dhe detyrimet janë likuiduar në kundërshtim me kontratat, përfshirë TVSH-në,” tha Shehu.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat