Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, është kthyer në një institucion punësimesh partiake duke shërbyer për vota në favor të pushtetit dhe jo për t’u kujdesuar për çfarë blejnë dhe konsumojnë qytetarët.
Tonelata mandarina me pesticide, peshk me parazitë dhe së fundmi mish pule me salmonelë janë hedhur në tregun tonë.
Pasi blihen dhe konsumohen, AKU, bëhet “transparente” me komunikata gjysmake, duke mos dhënë asnjë detaj, duke fshehur kompanitë që kanë hedhur në treg këto produkte dhe duke u bërë bashkëpunëtorë në një krim masiv.
Me aq mjaftohen, nga AKU, askush nuk jep llogari për këtë gjenocid që po u bëhet këtyre pak qytetarëve që kanë mbetur në Shqipëri.
Kreu i AKU, Olsi Komiçi, pasi zbatoi detyrat e partisë në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, tashmë ka marrë rrugët për t’u bërë deputet.
Një tjetër është komanduar në vend të tij, thjesht sa për figurë ,sa për të thënë.
Edhe prokurorët dhe gjyqtarët që ka kaluar Olsi Komiçi në Vetting heshtin.
Të paktën sot duhet të kishte pasur një reagim serioz nga Prokuroria, nëse edhe ata që punojnë në këto institucione e llogarisin veten si qytetar të Shqipërisë.
Diku mes rrjeshtash të komunikatës së AKU-së, thuhej se çështje ishte rerefuar në prokurori, por kjo e fundit, nuk ka dhënë asnjë lloj reagimi.
Pse fshihen kompanitë “vrasëse” nga AKU
Në tregun shqiptar është hedhur mish pule i kontaminuar me salmonelë në një sasi të konsiderueshme nga kompania Dimal, ndërsa konsumatori u njoftua publikisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, 1 javë pasi kishte marrë në dorë analizat me prani salmonele, dhe filetot e rrezikshme për shëndetin ishin shpërndarë për konsum nëpër markete.
Bëhet fjalë për rreth mbi 18 ton në total, ku 13.1 ton fileto pule është hedhur në treg dhe është konsumuar, ndërsa 5.2 ton është bllokuar nga AKU. Sasia ka hyrë në Shqipëri më 11 Mars.
AKU njoftoi se referoi për hetim në Prokurorinë e Tiranës një kompani, por duke i mbajtur të fshehtë emrin, që importoi nga Brazili mish të kontaminuar me salmonelë, bakter i rrezikshëm për shëndetin e konsumatorëve.
Në media raportohet se kompania “Dimal” ka falsifikuar faturat, por as nga kompania nuk ka një reagim zyrtar.
Pa përmendur emër kompanie, Drejtori i Menaxhimit të Riskut në AKU, Martin Jorgaqi, ka konfirmuar në Klan Neës, se produkti në fjalë është shpërndarë në 10 qarqe ndërsa ka deklaruar se importuesi nuk bashkëpunoi gjatë kontrollit ku iu gjetën edhe sasi të padeklaruara.
Ai ka thënë se ende nuk ka një bilanc të aksionit të gjurmimit të produktit.
AKU kryen funksion e vet dhe në pikat e inspektimit kufitar, në të cilat në bazë të planit, në bazë të rrisku dhe marrjes së monstrave që AKU zhvillon aktivitetin e vet, është marrë monstër në subjektin importues dhe monstra e këtij subjekti rezultoi që ishte me salmonelë. Menjëherë me marrjen e informacionit, analizat janë kryer në labarotarin e referencës në ISUV, i cili është laborator i akredituar për këtë lloj analizash dhe sapo merret njoftimi alert nga lobaratori i ISUV për këtë produkt, AKU shkon mbrapa me dokumentacion dhe identifikon kodin, gjejmë emrin e operatorit dhe po me të njëjtën ditë që na erdhën informacionet mbi praninë e salmonelës në produkt, shkuam në subjekt dhe filluam aktivitetin kontrollues lidhur me produktin dhe gjurmëshmërinë e tij.
Sasia prej 7.8 ton, 7890 kg mish, e cila është pjesa përfaqësuese e lotit, ku bë analizimi dhe demostrimi i produktit. Me shkuarjen në ambientet ku ushhtron aktivitetin subjekti importues, duhet thënë që nuk patëm një bashkëpunim të frytshëm dhe nuk gjetëm një dokumentacion gjurmshmërie i cili të na udhëhiqte dhe të na e bënte më të lehtë punën për mbledhjen mbrapsht të produkteve. Megjithatë inspektorët tanë arritën që të gjenin një sërë faturash dhe adresash të shitësve ku ky furnitorë kishte shpërndarë produktin e vet. Nuk patëm një bashkëpunim qoftë në cilësinë e informacionit që morëm, ashtu edhe për dhënie e këtij informacioni për vazhdimin e hapave më tejshëm që ne tashmë jemi duke e kryer”, tha Jorgaqi.
Përgjegjësi pritej edhe nga Ministria e Bujqësisë, që tashmë siç duket ka krijuar imunitet nga skandalet./E.S