back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 17 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSkandali i mishit të pulës me salmonelë/ Prokuroria lë të lirë Arben...

Skandali i mishit të pulës me salmonelë/ Prokuroria lë të lirë Arben Goxhajn

Policia e Tiranës ka ndaluar shtetasin Arben Goxha, i cili ishte shpallur në kërkim për importimin e disa tonëve mish pule që kishte rezultuar i infektuar me bakterin e salmonelës.

Sipas njoftimit të autoriteteve Goxha është vendosur të procedohet në gjendje të lirë pas konsultimit me prokurorin.

Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Kujtojme se 50-vjeçari Arben Goxha dhe vëllai i tij Mondi Goxhi 53 vjeç pronarë të kompanisë “diMal” sipas policisë kanë futur në vend mish pule të kontaminuar, të cilat më pas u lejuan për tregtim nga inspektorët e AKU-së.

Më herët, Drejtori i Menaxhimit të Riskut i AKU, Martin Jorgaqi u shpreh se mishi ishte shpërndarë në 10 rajone, por nga sigurimi i 154 faturave është bërë i mundur njoftimi i konsumatorit dhe tërheqja e mbi 4 tonëve. Rreth 4 ton të tjera janë konsumuar për fat të keq nga qytetarët. Jorgaqi tha se kompania refuzoi të bashkëpunojë për të gjurmuar shpërndarjen e mallit, ndaj është dashur ndihma e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, falë të cilës është bërë e mundur gjetja dhe tërheqja e më shumë se 4 tonëve fileto pule me salmonelë, në 10 rajone. Kryetari i urdhrit Veteriner Ervin Resuli, denoncoi për 27 ton.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin A. G., 50 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njërzëve“. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat