Gazetari i News24, Osman Stafa është paraqitur këtë të enjte në Spak. Para pak kohësh Stafa, ka depozituar si kallzim komunikimet e mjekëve të Onkologjikut, si dëshmi që sipas tij, vërteton mungesën e medikamenteve kimio në këtë spital. Burime konfirmojnë se Stafa, është thirrur në Spak për këtë çështje.
Sipas pretendimeve të Stafës, mungesa e medikamemteve kimio, me pasoja për pacientët që vuajnë nga kanceri, është e faktuar për 5 vitet e fundit. Dhe kjo, sipas tij, ka shkaktuar dëme në shëndet për pacientët deri në fatalitet.
Gazetari ka qëndruar për rreth 30 minuta në ambjentet e SPAK, dhe pasi ka dalë, nuk ka pasur asnjë komunikim me mediat.