back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSkandali i pasurive të fshehura/ Sekuestrohen pronat e ish-diplomatit dhe gruas së...

Skandali i pasurive të fshehura/ Sekuestrohen pronat e ish-diplomatit dhe gruas së tij

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të ish-ambasadorit të Shqipërisë në Katar, Edmond Çaca., dhe bashkëshortes së tij, Bianka Caca, pas një hetimi të nisur për pasuri të padeklaruara dhe të pajustifikuara.

Hetimet nisën në vitin 2019 pas kallëzimit nga ILDKPI për veprat penale të mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, si dhe pastrimit të parave. Prokuroria evidentoi se gjatë periudhës 2014–2017, E.Ç., si subjekt deklarimi, kishte kryer fshehje të dukshme të pasurisë dhe deklarime të rreme.

Pas analizës financiare të realizuar nga auditues të licencuar dhe hetimeve pasurore të thelluara, u arrit në përfundimin se pasuritë nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme. Si rrjedhojë, Gjykata miratoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur sekuestrimin e një sërë pasurish.

Të sekuestruara janë:

  • Truall dhe apartamente në Tiranë dhe zona të tjera,

  • Sipërfaqe të mëdha pyjore, përfshirë 10.000 m² të blera përmes kontratës me kalim prone,

  • Llogari bankare me vlerë mbi 90 mijë euro në emër të bashkëshortes, B.C.

Vendimi i sekuestrimit u firmos më 24 korrik 2025, me aktin nr. 6047. Prokuroria vazhdon procedurat për të hetuar burimin e të ardhurave dhe mundësinë e konfiskimit të përhershëm të pasurisë në rast se provohet përfundimisht se burimi i saj është i paligjshëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat