back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 31 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSkandali i Radhës?/ Stadiumi “Niko Dovana” në Durrës, në duart e Kartelit...

Skandali i Radhës?/ Stadiumi “Niko Dovana” në Durrës, në duart e Kartelit “Troplini”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se qeveria ka shpërblyer me dhjetëra miliona euro grupin e biznesit “Troplini” në këmbim të angazhimit të tyre në fushatën elektorale të 11 majit.

Sipas deklaratës së Berishës, stadiumi “Niko Dovana” në Durrës, si dhe sipërfaqe të konsiderueshme toke përreth tij, i janë kaluar grupit “Troplini” për zhvillim kullash dhe objektesh të tjera ndërtimore. Ai akuzon qeverinë se ka manipuluar dokumentacionin dhe regjistrat për të fshehur emrat e përfituesve të vërtetë.

“Presidenti i klubit Teuta dha dorëheqjen papritur më 16 qershor dhe, sipas burimeve nga FSHF, të frikësuara nga presioni politik, aksionet e stadiumit i kanë kaluar kartelit Troplini”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, janë planifikuar ndërtime të larta, përfshirë edhe kulla 125 metra të larta, pa transparencë mbi investitorët realë. Ai përmendi emrin e Ergys Agasit si një emër të lidhur me projektin, por që është lënë në hije për shkak të akuzave të mëparshme ndaj tij.

“Ngjashmëria me aferën e stadiumit Dinamo është e frikshme. Në të dyja rastet, pronat kanë pronarë legjitimë që po anashkalohen në kundërshtim me ligjin”, tha Berisha.

Për momentin, nuk ka një reagim zyrtar nga qeveria apo kompania e përmendur lidhur me këto pretendime.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat