back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSkandali me ushqimet e skaduara/ Gjykata liron nga qelia vëllezërit Domi

Skandali me ushqimet e skaduara/ Gjykata liron nga qelia vëllezërit Domi

Gjykata e Tiranës ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Agim dhe Florenc Domi, të arrestuar në kuadër të hetimeve për skandalin me ushqimet e skaduara të kompanisë “Master AL”.

Të dy vëllezërit, të cilët ndodheshin në paraburgim pas zbulimit të magazinës ku dyshohet se grumbulloheshin produkte ushqimore të skaduara që më pas ri-etiketoheshin për t’u hedhur sërish në treg, janë liruar nga qelia dhe do të hetohen në masën e “arrestit në shtëpi”.

Sipas hetimeve, Agim Domi ishte administrator i magazinës së kompanisë, ndërsa Florenc Domi mbante rolin e magazinierit.

Në seancën gjyqësore, të dy të pandehurit kanë deklaruar se mallrat e sekuestruara nuk ishin të destinuara për treg, por për t’u asgjësuar sapo të siguroheshin kushtet financiare të nevojshme. Megjithatë, hetimet paraprake hedhin dyshime se produktet ishin në proces për t’u riambalazhuar dhe shitur, duke përbërë kështu një rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve.

Prokuroria e Tiranës pritet të vijojë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë penale, si dhe për të verifikuar nëse pas kësaj skeme fshihen persona apo kompani të tjera të përfshira në zinxhirin e shpërndarjes.

Njoftimi:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, me vendimin numër 2013 Akti, datë 21.07.2025, mori në shqyrtim kërkesën e:

Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaj personave nën hetim A.D. dhe F.D.,  me objekt:

“1. Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit A. D.

  1. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, për shtetasin A. D.,, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, të parashikuar nga nenet 288/1 e25 i Kodit Penal.
  2. Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit F. D..
  3. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, për shtetasin F. D., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, të parashikuar nga nenet 288/1 e25 i Kodit Penal.”

Gjykata, me vendimin e saj, të shpallur dhe të arsyetuar, pasi ka dëgjuar palët e pranishme në seancë, si dhe ka shqyrtuar të gjitha faktet, të dhënat, shpjegimet, qëndrimet, si dhe provat e paraqitura nga palët, përfundimisht ka vendosur si më poshtë:

V E N D O S I :

  1. Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim A. D. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, të parashikuar nga nenet 288/1 i Kodit Penal.
  1. Caktimin e masës së sigurimi personal ndaj personit nën hetim D. atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
  2. Detyrohet personi nën hetim të qëndrojë, duke mos u larguar nga banesa e tij, ndodhur në adresën., banesë në të cilën jeton me familjen e tij.
  1. Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga banesa e tij, në të cilën ai banon, e përcaktuar në vendimin e Gjykatës.
  2. Ekzekutimi dhe mbikqyrja e kësaj mase sigurimi, në zbatim të vendimit të Gjykatës, do të kryhet nga Prokurori, nëpërmjet Policisë Gjyqësore, të cilët kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë respektimin  dhe zbatimin e urdhërave të përcaktuara në këtë vendim gjyqësor – neni 237 i K.Pr.Penale.
  1. Urdhërohet lirimi i menjëherëshëm i të pandehurit, duke e shoqëruar në banesën e tij ku është caktuar të qëndrojë, bazuar në këtë vendim gjyqësor, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar, nën ndonjë masë tjetër sigurimi personal, apo i dënuar për llogari të ndonjë vepre apo proçedimi tjetër penal.
  1. Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim F. D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, të parashikuar nga nenet 288/1 i Kodit Penal.
  1. Caktimin e masës së sigurimi personal ndaj personit nën hetim D., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
  2. Detyrohet personi nën hetim të qëndrojë, duke mos u larguar nga banesa e tij, ndodhur në adresën: Tiranë, ., banesë në të cilën jeton me familjen e tij.
  1. Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga banesa e tij, në të cilën ai banon, e përcaktuar në vendimin e Gjykatës.
  2. Ekzekutimi dhe mbikqyrja e kësaj mase sigurimi, në zbatim të vendimit të Gjykatës, do të kryhet nga Prokurori, nëpërmjet Policisë Gjyqësore, të cilët kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë respektimin  dhe zbatimin e urdhërave të përcaktuara në këtë vendim gjyqësor – neni 237 i K.Pr.Penale.
  1. Urdhërohet lirimi i menjëherëshëm i të pandehurit, duke e shoqëruar në banesën e tij ku është caktuar të qëndrojë, bazuar në këtë vendim gjyqësor, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar, nën ndonjë masë tjetër sigurimi personal, apo i dënuar për llogari të ndonjë vepre apo proçedimi tjetër penal
  2. Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
  3. Shpenzimet proçeduriale si dhe ato gjyqësore sikurse janë kryer.
  4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit të Gjykatës.
  5. U shpall në Tiranë, sot më dt. 21.07.2025.
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat