back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSkandali në Durrës?/ Kalaja pretendon manipulim në rinumërim dhe kërkon video

Skandali në Durrës?/ Kalaja pretendon manipulim në rinumërim dhe kërkon video

Aulon Kalaja, kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, ka kërkuar rinumërim të plotë të votave në këtë qark, duke ngritur dyshime për manipulim dhe vjedhje votash në procesin zgjedhor.

Nga Pallati i Sportit “Farie Hoti”, ku po zhvillohet rinumërimi i kutive të votimit për qarkun e Fierit, Kalaja u shpreh i shqetësuar për mënyrën se si Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka shpallur disa vota të pavlefshme pa arsyetim të qartë, duke paralajmëruar se një skenar i ngjashëm mund të përsëritet edhe në Durrës.

“Kemi kërkuar rinumërim për Durrësin, por KAS ka vendosur të rinumërojë vetëm 360 kuti, ndërsa unë kërkoj që të hapen të gjitha kutitë. Më shqetëson fakti që po shpallen vota të pavlefshme në mënyrë të çuditshme, dhe kjo na paraqet si hajdutë votash”, tha Kalaja.

Ai solli shembuj konkretë të votave të cilat sipas tij janë shpallur të pavlefshme padrejtësisht dhe ngriti dyshime për devijim votash në favor të kandidatit tjetër demokrat, ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Kalaja kërkoi gjithashtu që, përveç rinumërimit, të bëhet edhe shqyrtimi i pamjeve filmike të procesit të rinumërimit, për të garantuar transparencën dhe për të vërtetuar se votat e tij nuk janë prekur.

“Pamjet filmike që kemi parë deri tani tregojnë se disa vota do të konsiderohen të pavlefshme, edhe pse janë të vlefshme në qytete si Krujë, Durrës e Tiranë. Kërkoj që KAS dhe KQZ të hapin jo vetëm kutitë, por edhe videot që dokumentojnë procesin. Mua personalisht më është transferuar vota,” shtoi Kalaja.

Ky reagim vjen ndërsa vazhdon rinumërimi i disa kutive në qarkun e Durrësit dhe procesi vijon në qarqe të tjera të vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat