back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSkandali në TKOB/ Ish-drejtoresha akuzon Ajola Xoxën

Skandali në TKOB/ Ish-drejtoresha akuzon Ajola Xoxën

Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB), Abigeila Voshtina, ka dhënë një dëshmi tronditëse përpara Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ka pranuar se ka firmosur kontrata të paligjshme në vlerë prej 30 mijë eurosh për aktivitetin “Festivali Ndërkombëtar i Dancit”.

Në dëshminë e saj, Voshtina ka deklaruar se ishte nën presionin e drejtpërdrejtë të Ajola Xoxës, bashkëshortes së ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas saj, operatori ekonomik, shuma financiare dhe të gjitha marrëveshjet janë përcaktuar dhe koordinuar nga Xoxa përmes qendrës kulturore “Harabel”.

“Unë nuk kam pasur asnjë kontakt me shoqërinë ‘Rametal’. Gjithçka u menaxhua nga Ajola Xoxa. Isha e vetëdijshme që kontratat nuk përputheshin me kuadrin ligjor, por i firmosa për shkak të autoritetit dhe presionit të Ajolës, që vepronte në emër të bashkëshortit të saj”, ka deklaruar Voshtina.

Në dëshmi përmendet edhe një takim në Ministrinë e Kulturës, ku Ajola Xoxa ka kërkuar që një fond prej 240 mijë eurosh për projektet “Sonoma” dhe “Gravity” të mos administrohej nga TKOB, por nga qendra “Harabel”, duke anashkaluar institucionin zyrtar. Kjo kërkesë thuhet se ka përkeqësuar marrëdhëniet ndërmjet palëve.

Po ashtu, Voshtina ka ngritur shqetësime për shpërndarjen e biletave për ngjarjet kulturore të TKOB, duke pretenduar se Xoxa ka ndërhyrë edhe në këtë proces, duke vepruar në mënyrë të pavarur dhe jashtë çdo protokolli institucional.

Dëshmia e saj mbështetet edhe nga raporti i auditimit të brendshëm të TKOB, ku janë evidentuar shkelje të rënda të rregullave fiskale dhe të normave të menaxhimit të fondeve publike.

Kjo çështje pritet të thellohet më tej me hetimet e SPAK dhe mund të përfshijë edhe zyrtarë të tjerë publikë nëse do të provohet përfshirja sistematike në shkeljen e ligjit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat