back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSkandali që tronditi Shqipërinë/ Si u hesht shitja e të dhënave personale...

Skandali që tronditi Shqipërinë/ Si u hesht shitja e të dhënave personale të 650 mijë qytetarëve

Etleva Skonja

Në vitin 2021, u publikua një databaze që përmbante emrat, të dhënat personale, pagat dhe pozitat e mbi 650 mijë shqiptarëve. Të dhënat personale të mijëra qytetarëve qe kaluan dorë më dorë, u shoqëruan me shqetësimin për keqpërdorimin e tyre.

Në këto rrethana, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet dhe më tej arrestimet.

Në vitin 2022, ne pranga përfunduan katër persona, dy punonjës të IT te Drejtoria e Tatimeve, Andi Agaraj dhe Eni Qirjako si dhe 2 përmbaruesit privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, të cilët blenë këto të dhëna. Gjithashtu nën hetim në gjendje të lirë në atë kohë u hetua edhe drejtori i IT në drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Ervin Muça.

Në një konferencë për mediat,drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, në atë kohë, Elisabeta Imeraj  tregoi detaje nga hetimet. Ajo tha se hetimet zbuluan se specialistja e IT te Tatimet, Eni Qirjako mori pagat nga sistemi dhe ia kaloi kolegut të saj të IT, Andi Agaraj duke qenë se të dy kishin mundësi të kishin akses te të dhënat e databazës si të punësuar që ishin.

Më pas Agaraj i ka shitur për një vlerë 20-30 mijë lekë për çdo databezë këto të dhëna private te 2 përmbaruesit privat, të cilët më pas i shpërndanë këto të dhëna në rrjete social duke përbërë një skandal të vërtetë dhe kërcënuar sigurinë dhe privatësinë e mbi 650 mijë qytetarëve.

Gjithashtu u tha se hetimet e prokurorisë vijojnë edhe për zbulimin se nga dolën të dhënat e targave të mbi 530.452 qytetarëve shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj.

 Si u shpërndanë të dhënat?

Sipas Prokurorisë, rezulton se Qirjako, ka filluar punë si Specialiste IT te Drejtoria e Përgjithshme  e Hetimeve më 20 korrik të 2020 ndërsa kishte dijeni të shpërndarjes së të dhënave të pagave më 22 dhjetor të vitit 2019.

Pas kësaj, ajo ka njoftuar eprorin Ervin Muça se ora dhe data e krijimit të dosjes Exel përkonte me datën dhe orën që këto të dhëna ajo ja kishte dërguar kolegut të saj, Andi Agarajit.

Rezulton se ishte pikërisht Qirjako ajo që përdorte userin me emrin Moza Seraj, nga ku dolën të dhënat. Sipas dosjes, Qirjako kishte kërkuar që t’i ndryshohej emri i user-it, por kjo gjë nuk është bërë. Nëpërmjet E-mailit të saj të punës, te ai i Agaraj, Qirjako dërgoi në ditë të ndryshme listë pagesat e muajve shtator 2020, tetor 2020, dhjetor 2020, janar 2021, mars 2021 dhe shtator 2021.

Drejtorit i IT-së, i përkëdheluri i drejtësisë

Drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça u pezullua nga detyra dhe u vu në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sisitemit TIMS, të Policisë së Shtetit.

Prokuroria e Tiranës e akuzon për ‘Hyrje të paautorizuar kompjuterike” në sistemin TIMS që rregjistron hyrje-daljet e qytetarëve nga kufijtë e vendit.

Kërkesa e prokurorisë u miratua nga Gjykata më 9 prill 2024, dhe po në këtë datë Drejtori i Policisë së shtetit në atë kohë, Muhamet Rrumbullaku firmosi pezullimin e tij dhe Muça u vu në ‘arrest shtëpiak’.

Organi i akuzës ka zbardhur edhe rolin e Muçës në këto hetime, ku është arritur në përfundimin se drejtori i IT nuk ka informuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në lidhje me procedurat e backup të të dhënave të TIMS dhe as nuk ka hartuar një plan veprimi për problematikat e konstatuara dhe veprimet e ndërmarra për rregullimin e tyre.

Sipas Prokurorisë, të gjitha veprimet për kopjimin e të dhënave të TIMS, Ervin Muça i ka kryer gjatë orëve të natës, ndërsa ka urdhëruar edhe punonjësit për hapjen e portave USB. Po ashtu, në godinë janë futur persona të paautorizuar, që nuk kanë qenë pjesë e stafit të Policisë së Shtetitm dhe kanë asistuar për procesin e back up.

Asnjë nga të akuzuarit në burg

Në mars të vitit 2023, Gjykata penale dënoi 4 personat përgjegjës për publikimin e pagave.

Andi Agaraj u dënua me 4 vjet shërbim prove, për dy akuza: Atë të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë 3 personat e tjerë, Eni Qirjako, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi u dënuan me 32 muaj shërbim prove secili vetëm për akuzën e Shpërdorimit të detyrës.

Në këtë mënyrë skandali u hesht sikur të mos kishte ndodhur kurrë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat