back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetSkandali te Onkologjiku, debat në Kuvend/ Koçiu-Shehajt: Pse çirreni, kallëzoni mjekët që...

Skandali te Onkologjiku, debat në Kuvend/ Koçiu-Shehajt: Pse çirreni, kallëzoni mjekët që marrin lekë

Në interpelancën e kërkuar prej tij Ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, deputeti Agron Shehaj ka lëshuar një sërë akuzash, lidhur me skandalin tek onkologjiku.

Nga ana tjetër Ministrja Koçiu vuri në dukje se i përgjigjet çdo shqetësimi qytetar, gjithashtu ajo i është kundërpërgjigjur Shehaj duke i thënë se po bën politikë me fatkeqësinë e të tjerëve.

“Nuk e kuptoj pse çirreni. Sa për përgjegjësinë. I përgjigjem çdo shqetësimi, jemi për të garantuar që qytetarët të marrin shërbime. Ju rendita punët e mira, për të furnizuar me barna me cilësi. Shikojeni QSUT ambientet aty. Nuk linçova unë mjek. Ju linçuat mjek.

Shkoni kallëzoni mjekët që marrin lek. Denonconi çdo rast abuzimi. Mos hajdeni këtu dhe i mbushni mendjen që kjo është shëndetësia. Duke hedhur këtë baltë që jam e sigurt që do ju bjerë në kokë.

Shëndetësia që punon aty janë të përkushtuar. Ka dhe individë që vuajnë nga mungesa e integritetit. Prandaj jemi aty. Dhe jo për të ardhur këtu që vidhet e vidhet. Shkoni e denonconi. Nuk ka tek xhepat e mi, asnjë qindark. Lëri këto kaseta që i fut vend e vend. Hajdeni ta bëjmë bashkë shëndetësinë. Mos i përdorni në sallën e Kuvendit dhe mos bëni politikë me shëndetësinë, me njerëz që kanë halle. Nuk ju voton njeri. Erdhët nga emigracioni, jeni në parlament. Jepni kontributin në vendin tuaj. Kontribut që ndërton të ardhme’, është shprehur Koçiu.

Apelit të Koçiut Shehaj i është përgjigjur me disa pyetje radhazi.

“Nuk e kuptoj ku e gjeni kurajon. Por në fakt e kam një dyshim. Nuk thashë, solla raste për të treguar, denoncuar gjendjen ku është shëndetësia. Ça prisni të heshtim? Ça dreqin bëj unë? Nëse nuk flas për probleme çfarë do vij? Nëse ju vidhni dhe ju thoni se shëndetësia është falas, unë do të hesht. Duhet të vij dhe të them të vërtetën. Shih ç’ndodh.

Ju edhe vidhni dhe nuk doni t’ju thonë hajdut”, është shprehur Shehaj.’

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat