back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSkandalozi, Beleri nxin Shqipërinë në gjuhën greke

Skandalozi, Beleri nxin Shqipërinë në gjuhën greke

Sot në Tiranë u zhvillua takimi i 20-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bashkimi Evropian, ku u diskutuan progresi dhe sfidat e vendit në rrugën drejt integrimit në BE. Ndër të pranishmit ishte edhe eurodeputeti Fredi Beleri, i cili mbajti fjalën e tij në gjuhën greke, duke ngritur një sërë kritikash ndaj Shqipërisë.

Beleri theksoi mungesën e një universiteti grek në vend dhe problemet që nxënësit e komunitetit grek hasin në sistemin arsimor shqiptar. “Në vitin 2017 qeveria shqiptare miratoi ligjin për pakicat dhe në vitin 2024 u miratuan ligje shtesë për vetëvendosjen. Mirëpo, nuk ka ndodhur asgjë konkrete në arsimimin në gjuhën amëtare dhe nuk ka ende një universitet grek në Shqipëri,” tha Beleri. Ai shtoi se tekstet shkollore shpesh reflektojnë iredentizëm dhe paraqesin probleme të papranueshme për nxënësit.

Eurodeputeti nuk la pa përmendur edhe lirinë e fesë. Ai vuri në dukje se, pavarësisht progresit dhe bashkëjetesës harmonike, kthimi i pronave të institucioneve fetare pas 70 viteve ende përbën një problem.

Beleri kritikoi gjithashtu reformën territoriale dhe sistemin e drejtësisë në vend. “Në ndarjen e bërë Himarës nuk është marrë parasysh përbërja demografike, etnike dhe fetare. Të drejtat e njeriut nuk lidhen vetëm me pakicat, por me të gjithë qytetarët. Vetëm 50% e qytetarëve gëzojnë pronën e tyre, ndërsa për pakicat kjo përqindje është edhe më e ulët. Nuk ka kthim të duhur të pronës,” deklaroi ai.

Ai shtoi se politika ndërhyn vazhdimisht në drejtësi dhe qeverisje lokale, duke përmendur praktikat e kryeministrit që cakton drejtorët e bashkive dhe ndikimin e pushtetit në nivel lokal.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat