back to top
31.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSkema e socialistëve për të marrë votat e diasporës/ Ina Zhupa denoncon...

Skema e socialistëve për të marrë votat e diasporës/ Ina Zhupa denoncon me prova

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka denoncuar tentativat e socialistëve mbi skemën e votave të diasporës.

Sipas Zhupës, drejtues dhe përgjegjës të institucioneve publike në nivel qëndror dhe lokal të urdhëruar nga Partia Socialiste po vazhdojnë të marrin të dhënat personale të shtetasve të diasporës për qëllime elektorale.

“Këto ditë është intesifikuar në institucionet publike të qarkut Vlorë, drejtor me lista në duar që i bëjnë presion administrates”, shkruan Zhupa në rrjete sociale.

Më poshtë po sjellim deklaratën e plotë të Zhupës:

Kriminelët elektoral do përgjigjen para ligjit!

Drejtues dhe përgjegjës të institucioneve publike në nivel qëndror dhe lokal të urdhëruar nga Partia Socialiste po vazhdojnë të marrin të dhënat personale të shtetasve të diasporës për qëllime elektorale.

Këto ditë është intesifikuar në institucionet publike të qarkut Vlorë, drejtor me lista në duar që i bëjnë presion administratës.

Ky formular me 8 rubrika kujdo që ja u jep duhet ta mbani si provë krimi. Dhe ai që ja u jap do trajtohet si kriminel elektoral.

Ky formular përbën shkelje të rënda të ligjit dhe cënon rëndë parimet e së drejtës për mbrojtjen e jetës private.

Grumbullimi pa pëlqimin paraprak të këtyre të dhënave dhe pa u legjitimuar për arsye që lidhen me kërkesa të shtetasve, është prova e partisë shtet dhe e shkeljes së ligjeve.

Bazuar në nenin 35 të Kushtetutës, gjithashtu në nenin 6 të ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008

“Për mbrojtjen e të dhënave personale”, në Konventat Ndërkombëtare dhe Rrugulloren e BE për mbrojtjen e të dhënave personale (GDPR), ndalohet kategorikisht mbledhjen e të dhënave të individeve.

Kriminelët elektoral nuk mund të fshihen pas partisë, dhe faktit që ende nuk është zyrtarisht fushatë elektorale sepse jeni duke shkelur ligjin dhe pa qënë fushatë.

Askush nuk do ju mbroj para ligjit!

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat