back to top
8.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaSkema e trafikimit të emigrantëve Shqipëri-BE/ GJKKO shtyn masën e arrestit për...

Skema e trafikimit të emigrantëve Shqipëri-BE/ GJKKO shtyn masën e arrestit për një person

Arsen Caka i arrestuar në kuadër të operacionit Nomada është lënë në burg nga GJKKO, e cila ka zgjatur masën e arrestit.

Caka është arrestuar bashkë me 25 persona të tjerë, në qershor të këtij viti.

Ai është prangosur me dyshimin se është i përfshirë në skemën e trafikimit të emigrantëve nga Shqipëria drejt vendeve të BE.

Vendimi i GJKKO-së

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 07.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, e caktuar me vendimin nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Arsen Caka”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 135, datë 09.11.2024,vendosi:

Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Arsen Caka, i dyshuar për kryerjen e veprës penale penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” të parashikuara nga nenet 298/2 – 28/4; 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal,të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin Nr. 54, datë 06.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Arsen Caka, të dërgohet menjëherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuardhe shërbimet e policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brënda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita njoftimit të vendimit të gjykatës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat