back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaSkema Kombëtare e Investimeve 2025 nisin aplikimet për fermerët

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 nisin aplikimet për fermerët

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se fermerët mund të aplikojnë deri më 30 shtator në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për mbështetje në mbjelljet e reja në pemë frutore, agrume, ullishte dhe vreshta.

Mbështetja do të jepet për sipërfaqe nga 0.5 ha deri në 10 ha dhe financimi mund të arrijë deri në 50% të vlerës totale të faturave tatimore. Pagesa për mbjelljet e reja nuk do të kalojë 800,000 lekë për hektar, me një shtesë deri në 250,000 lekë për hektar për sistemin e ujitjes me pika.

“Përmes përfitimit të 50% grant nga skema dhe kombinimit me Kredinë e Butë me interes 2% dhe garanci sovrane 70% të kolateralit, fermerët mund të sigurojnë financim të plotë për investimin,” tha Denaj.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën thirrje për të gjithë fermerët dhe agropërpunuesit që të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë mundësitë për të realizuar investime të qëndrueshme dhe për të kontribuar në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Shqipëri. Pagesa e parë prej 30% do të disbursohet brenda dhjetorit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat