back to top
21.5 C
Tirana
E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetSkualifikimi nga gara i 8 kandidatëve për drejtor të RTSH-së/ Këshilli Drejtues...

Skualifikimi nga gara i 8 kandidatëve për drejtor të RTSH-së/ Këshilli Drejtues pezullon vendimin deri të hënën

Pas thirrjes nga Komisioni Parlamentar i Medias, Këshilli Drejtues i RTSH-së ka pezulluar deri të hënën vendimin për të skualifikuar nga gara tetë nga 10 kandidatët për drejtues të televizionit publik.

Në një mbledhje urgjente te zhvilluar sot nën drejtimin e nënkryetarit Gëzim Podgorica, me nëntë vota pro është vendosur që e gjithë vendimmarrja të vijojë pasi të zhvillohet një seancë dëgjimore në Komisionin e Medias, e paralajmëruar për në fillim të javës së ardhshme. 

Në të njëjtën kohë është marrë vendim që të shtyhet edhe mbledhja e parashikuar për nesër nga Këshilli Drejtues, i cili do të zhvillonte seancë dëgjimore me dy kandidatët e mbetur në garë. 

Vendimmarrja e pak ditëve më parë ku përmes një votimi të paligjshëm, shumica e kandidatëve, mes tyre edhe emra të njohur të gazetarisë si Eni Vasili, u lanë jashtë garës, u kritikua ashpër nga Kuvendi ku në një gjuhë te përbashkët PD dhe PS paralajmëruan masa drastike për Këshillin Drejtues nëse nuk do ta rikthente garën në televizionin publik.

I ndodhur në këtë situatë Këshilli me vendimmarrjen e fundit i ka dhënë kohë vetes deri javën tjetër për të parë më pas edhe se si do të vijojë procedura.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat