back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësia"Sky Ecc"/ Çfarë kërkoi prokurori Altin Dumani në gjykatë?

“Sky Ecc”/ Çfarë kërkoi prokurori Altin Dumani në gjykatë?

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për SKY ECC, nisi gjykimi në themel në GJKKO.

Në seancën e parë në themel nuk u paraqit biznesmeni Pëllumb Gjoka, por u mbrojt nga avokatët Ylli Manjani dhe Gurali Brahimllari.

Prokurori Altin Dumani, njëherazi kreu i SPAK kërkoi vijimin e shqyrtimit gjyqësor dhe viktimat e veprës penale të quhen të njoftuar, pasi gjykata ka ezauruar rrugën ligjore.

Avokati i ish-shefit të policisë, Adrit Hasanbegaj kërkoi shtyrje të seancës për shkaqe proceduriale për të pasur kontakt me klientin dhe një mbrojtje efektive.

Ndërkohë, avokatët e Pëllumb Gjokës kërkuan të shtyhet në afatin maksimal për të pritur dhe zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Seanca e ardhshme u la më 21 janar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat