Sofia Vergara (52-vjeçare) dyshohet se është në një lidhje me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton (40-vjeçar).
Sipas TMZ, e cila ka publikuar edhe fotot e tyre së bashku, çifti është fotografuar para një restoranti në New York, ku kanë shijuar një bisedë të këndshme dhe pas kësaj bukuroshja është larguar me makinën e saj.
Ndonëse gjatë drekës u bashkuan edhe miqtë, sipas tyre, Sofia dhe Lewis “dukeshin të magjepsur dhe vazhdimisht qeshnin me njëri-tjetrin”.
Kujtojmë se në tetor të vitit 2023, aktorja u nda nga bashkëshorti i saj Joe Manganiello, me të cilin ishte e martuar prej shtatë vitesh.
Tre muaj pas divorcit filluan të shfaqen thashethemet për lidhjen e saj me doktor Justin Saliman.
Megjithatë, në fund të tetorit 2024, ylli i famshëm zbuloi se ata nuk ishin më bashkë. /Telegrafi/