Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar se emërimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese synojnë vetëm të largojnë nga detyra anëtarët që kanë mandat të plotë 8-vjeçar.
Berisha tha se Partia Demokratike e kundërshton kategorikisht ndërhyrjet, të cilat i quajti “vendime militante partiake”, duke përmendur veçanërisht rolin e Sokol Sadushit në këtë proces.
“Ata duan të eliminojnë çdo zë kundërshtues dhe të kapin peng sistemin, për të vendosur sipas urdhrit të Edi Ramës. Kush është marrë peng? Janë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, përmes manipulimeve dhe skandaleve të ndodhura,” theksoi Berisha.
Ai paralajmëroi se ky lloj veprimi është plotësisht antikushtetues dhe dënoi ndërhyrjet jashtë kompetencave ligjore në procesin e emërimeve.



