Sot nis edhe zyrtarisht Festivali i Këngës në RTSH, “Fest 63”, festivali njëherësh që zgjedh përfaqësuesin e Shqipërisë për Eurovision Song Contest 2025.
Gjithsej 30 artistë do të marrin pjesë në edicionin e sivjetmë që do të zgjasë për katër net radhazi.
Fituesit shpallen të dielën e 22 dhjetorit, njëri si fitues i Festivalit të Këngës dhe tjetri si përfaqësues i Shqipërisë për festivalin madhështor evropian, Eurovision.