Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho , ka ashpërsuar tonet ndaj drejtuesve të PD-së, duke artikuluar hapur pakënaqësinë e tij pas lënies jashtë ne listat e hartuara nga Sali Berisha, në zgjedhjet e 11 majit.
Në një reagim të fundit në rrjetet sociale, Spaho shkruan se opozita duhet të jetë e pranishme në Parlament, duke e quajtur si të gabuar “mentalitetin primitiv të bojkotit dhe përballjes fizike me mazhorancën.
Ajo duhet të jetë zgjidhje alternative për problemet me të cilat janë përballet me shoqërinë tonë.
Sipas tij, Partia Demokratike ka nevojë për një qasje të re politike dhe për një lidership ndryshe, që të shndërrohet në një forcë reale konkurruese kundrejt mazhorancës socialiste.