back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetSpaho kundër “riformatimit” të PD/ "Ka nevojë vetëm për organizim"

Spaho kundër “riformatimit” të PD/ “Ka nevojë vetëm për organizim”

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka reaguar ndaj kërkesës së Ilir Alimehmetit për “riformatim” të Partisë Demokratike pas humbjes së 11 majit. Në një postim në rrjete sociale, Spaho u shpreh se PD nuk ka nevojë për terma të tillë, por për rikthim tek organizimi i brendshëm që, sipas tij, i mungon prej një dekade.

“PD ka nevojë thjesht të organizohet, sepse prej rreth 10 vitesh vetëm është ç’organizuar. Sot në degë nuk kemi struktura, nuk kemi drejtues dhe kemi pak anëtarë”, shkruan Spaho, duke shtuar se krahasuar me vitin 1992, kur kryetarët e seksioneve kishin shkollë të lartë, sot “një pjesë nuk janë as me arsim 8-vjeçar”.

Spaho ironizoi se në krye të partisë është vendosur “mjeshtri i ç’organizimit”, çka sipas tij e bën të pamundur ndërtimin e strukturave funksionale. Ai kundërshtoi gjithashtu tezën e “hapjes” së PD-së, duke theksuar se kjo është përdorur si refren në çdo cikël zgjedhor, pa sjellë ndryshime reale.

“PD ka nevojë vetëm për një gjë: për garë të ndershme zgjedhore brenda saj, të pa manipuluar dhe të pa paracaktuar. Kur të arrihet kjo, njerëzit do të afrohen dhe PD do të bëhet e aftë të konkurrojë PS-në dhe të fitojë ndaj Edi Ramës”, përfundon Spaho.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat