back to top
14.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetSpaho ndryshon kursin/ Kundërshtari historik i Salianjit, tani e mbështet publikisht

Spaho ndryshon kursin/ Kundërshtari historik i Salianjit, tani e mbështet publikisht

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, është shndërruar kohët e fundit në një nga ish-funksionarët e lartë më kritikë të lidershipit aktual të PD-së. Në një reagim të fundit publik, ai ka bërë thirrje për ndryshime të brendshme dhe ka shprehur mbështetje për lëvizjen e nisur nga Ervin Salianji, duke lënë pas kontradiktat dhe përplasjet e mëparshme me të.

“Pavarësisht diferencave të thella që kam pasur me Ervin Salianjin, është përgjegjësi morale dhe qytetare që t’i bëj thirrje të gjithë demokratëve ta mbështesin. Çdo ndryshim, nga kushdo që vjen, është në interes të PD-së, demokracisë dhe vendit”, shkruan Spaho.

Ish-deputeti e quan Partinë Demokratike të bllokuar dhe “në moçal”, ndërsa vendos përgjegjësinë kryesore për situatën mbi ish-liderin Sali Berisha, të cilin e akuzon se e do partinë vetëm për interesat e tij personale. Spaho kritikon gjithashtu rolin e Flamur Nokës, të cilin e quan “Rasputin i Berishës” dhe i akuzon për sjellje arrogante dhe servile ndaj ish-liderit historik.

Reagimi i Spahos përshkruan gjithashtu historikun e tij me lidershipin e kaluar, duke kujtuar përplasjet me Lulzim Bashën dhe rolin e tij kritik në grupin parlamentar gjatë viteve 2023-2025. Ai thekson se, pavarësisht kundërshtive të mëparshme ndaj Salianjit, mbështetja ndaj tij është në interes të PD-së dhe të demokratëve.

Spaho thekson se PD ka nevojë për ndryshim të thellë programor, ndërrim të lidershipit jo vetëm në nivelet e larta, por edhe më poshtë, si dhe përmirësim të komunikimit politik dhe sjelljes ndaj institucioneve, përfshirë SPAK. Ai nënvizon se rikthimi në pushtet nuk mund të realizohet vetëm përmes thirrjeve populiste, por kërkon reformim të partisë në mënyrë të qëndrueshme dhe strategjike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat