back to top
22.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK bën bilancin: Më 2024 u dhanë 629 masa sigurimi, 236 prej...

SPAK bën bilancin: Më 2024 u dhanë 629 masa sigurimi, 236 prej tyre me burg

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar doli sot me një njoftim mbi masat e sigurisë për vepra të ndryshme penale që i ka nën kompetencë, shifra që i përkasin vitit 2024.

SPAK bën me dije se në vitin 2024 janë dhënë masa sigurimi për 629 persona në total, prej të cilave masa “arrest me burg” është caktuar për 236 persona, ose më pak se gjysma. 

“Nga vlera totale: Për Korrupsionin, masa “arrest me burg” zë 5.1% të masave. Për Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “arrest me burg” zë 30.84% të totalit të masave të sigurimit të regjistruara”, thekson Prokuroria e Posaçme.

Kurse 10% e masave janë për krime të tjera.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat