back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaDosja hetimore në qeli/ SPAK i çon 72 fashikuj Veliajt në paraburgimin...

Dosja hetimore në qeli/ SPAK i çon 72 fashikuj Veliajt në paraburgimin e Durrësit

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar Byroja Kombëtare e Hetimit që t’i dorëzojë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, aktet hetimore në ambientet e paraburgimit.

Sipas burimeve, pasditen e së martës 72 fashikuj me rreth 28 mijë faqe dokumente janë transportuar me një furgon drejt institucionit të paraburgimit në Durrës, ku Veliaj ndodhet i arrestuar.

Ky veprim është kryer në zbatim të vendimit të Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila pranoi kërkesën e Veliajt për t’u njohur me materialet hetimore.

Gjykata ka vendosur që një oficer i BKH të vendosë në dispozicion të tij të gjithë fashikujt e dosjes hetimore brenda ambienteve të paraburgimit, në mënyrë që ai të njihet me provat dhe dokumentacionin e mbledhur nga organi i akuzës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat